10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Krasniqi nga ShBA pas takimit me Esocbar: Shtyrja e vendimit për targa, kërkesë e prerë e Amerikës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë detaje shtesë për takimet që po zhvillon në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi foli për takimin që pati me të dërguarin special Gabriel Escobar, ku tha se shtyrja e vendimit për targat, për 10 muaj, është kërkesë e prerë amerikane.

“Ne diskutuam edhe në këtë takim, për nevojën që të ketë një dinamizim të procesit të dialogut”.

“Pashmangshëm diskutuam për situatën në pjesën veriore të vendit, dhe potencialin e përshkallëzimit që partnerët tanë këtu dhe ata në Bruksel, e konsiderojnë shumë real”.

“Nuk më takon mua të flas në emër të Escobar, por qëndrimet amerikane janë mjaft publike dhe të qarta, kërkesa për shtyrje 10 mujore, është bërë publike, insistimi i tyre vazhdon të jetë, që duhet të ndodhë një shtyrje e tillë, për të mundësuar dialogun që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ky është një qëndrim i prerë, që kërkojnë që Kosova ta merr seriozisht ditëve në vijim”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit