7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Krasniqi nga Drenica: Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë

- Advertisement -

Në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot,sikur para 27 vjetëve, kur në Llaushë dolën publikisht, për herë të parë, ushtarët u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Memli Krasniqi nga PDK në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.

“Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.

Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.

Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.

Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.

Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!🇦🇱

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit