18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Krasniqi: Nesër është dita e PDK-së

- Advertisement -

Një ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale në vend, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka drejtuar një thirrje mobilizuese për qytetarët, duke e cilësuar 24-orëshin e fundit para votimit si vendimtar për fitoren e kandidatëve të PDK-së në komunat kyçe të Kosovës.

Krasniqi theksoi se dita e nesërme është “Dita e PDK-së” dhe momenti kur çdo qytetar, përmes votës së tij, vendos për të ardhmen e qytetit të vet dhe për fitoren e një vizioni që, siç u shpreh ai, bazohet në punë, besim dhe ndryshim pozitiv.

Postimi i plotë:

Nesër është dita jonë.
Dita e PDK-së.
Dita kur çdo qytetar, me votën e tij, do të përcaktojë fitoren tonë – si fitore për qytetin e tij.

Sepse vetëm 24 orë na ndajnë:
nga Prizreni që punon,
nga Mitrovica që beson,
nga Vushtrria që ec përpara,
nga Kaçaniku që nuk thyhet,
nga Klina e Dragashi që nuk dorëzohen.

Nesër votojmë për Shaqën, Arianin, Feritin, Sabedinin, Sokolin dhe Shabanin,
për njerëzit që e dëshmojnë çdo ditë se lidershipi është shërbim, jo privilegj.

Këto 24 orë janë gjithçka që kemi.
Dhe çdo votë është një hap më afër fitores.

Sepse kur t’i mbledhim të gjitha bashkë,
do ta bëjmë dallimin dhe ndryshimin që kemi nevojë për katër vitet e ardhshme.

Së bashku.
Ma mirë për qytetet tona.
Ma mirë për Kosovën

Të ngjashme

Të fundit