26.7 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Krasniqi: Nëse u besohet dëshmitarëve të fshehtë të Serbisë, procesi në Hagë humb kuptimin

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth fillimit të procesit në Hagë, përkatësisht dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ka qenë në pritje që të fillojë ky proces dhe se e ka ditur pak a shumë se kush do të jenë dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Ka qenë një pritje më ndryshe e tyre sesa tash. Kam qenë në vizitë muajin e kaluar, e kam takuar edhe z. Thaçi edhe z. Veseli dhe, me thënë të drejtën, është shumë me rëndësi për një arsye të thjeshtë. Nëse trupi gjykues vendos ta zëmë me iu besuar më shumë dëshmitarëve të fshehtë, të instruktuar prej Serbisë, edhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë, edhe operativëve të Serbisë që kanë qenë të shumtë, por edhe të tjerëve që për arsye që nuk mund t’i paragjykoj, kanë vendosur me dëshmu se dikush ia ka vjedh një lopë dhe ka faj UÇK-ja… edhe ka pas magji të zezë… me iu besuar këtyre e mos me iu besuar këtyre të tjerëve që, në njëfarë forme siç thotë populli, e kanë sunduar botën në atë kohë, mos me i besuar Vesli Klakrkut, Xhejms Rubinit, Bernard Kushnerit… atëherë të paktën e dimë përnjëmend a ka drejtësi apo s’ka drejtësi, sepse kjo është pikëpyetja kryesore e këtij procesi”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i PDK-së ka deklaruar se rezervat dhe shqetësimet me këtë proces, sidomos në vitin e fundit, janë rritur shumë.

Gjithashtu, Krasniqi ka theksuar se diskutimet e komentimet shpeshherë janë marrë si shkas nga Prokuroria që të paraburgosurit të mos lirohen, sepse janë parë si ndërhyrje në proces.

“Kështu që ka pasur ndodhur herën e parë me organizatën, platformën ‘Liria ka emër’, e patën marrë si shembull: ‘shihni, nuk duhet me i lëshu këta, sepse ka njerëz që i mbështesin dhe i duan në Kosovë’”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit