26.1 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Krasniqi: Nëse në Universitetin e Prishtinës i jepet çmim Albin Kurtit i bie që po shpërblehet dhuna dhe vandalizmi

- Advertisement -

 

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se nëse në Universitetin e Prishtinës i jepet çmim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i bie që po shpërblehet dhuna dhe vandalizmi.

Postimi i plotë:

Albin Kurti dhe LVV njihen si dhunues brutalë të Universitetit të Prishtinës. Sulmi ndaj ish rektorit Mujë Rugova në kremten e Universitetit ka qenë poshtërim për gjithë universitetin. Si sot mbaj mend fytyrat e Naim Tërnavës, Rifat Jasharit, Islam Laukes, të bëra sterrë nga dëshëprimi, nga ai akt vandal i aktivistëve të LVV. Edhe protesta e dhunshme vitit 2015 në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë dhunim brutal i autonomisë së Universitetit të Prishtinës, ka qenë tentativë që të shkaktohej gjakderdhje. (Edhe një numër policësh kanë qenë të sulmuar brutalisht nga protestuesit.) Nëse në këtë universitet i jipet çmim liderit të LVV, Albin Kurtit, i bie që po shpërblehet dhuna, po vlerësohet vandalizmi.

Të ngjashme

Të fundit