3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Krasniqi: Nëse bëhet Asociacioni, konflikti do të vazhdojë

- Advertisement -

Frashër Krasniqi nga PSD, thotë se nëse bëhet Asociacioni në Kosovë, konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë ende.

Krasniqi thotë se përmes Asociacionit vendi do të ndahet në baza etnike.

“Nëse në Kosovë bëhet Asociacioni, konflikti veç ka me vazhdu, sepse ka me u nda vendi në baza etnike në aspektin që serbët do ta kenë qeverisjen e tyre përmes Asociacionit, shqiptarët do ta kenë qeverisjen e tyre përmes institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe sa herë t’i vyejnë qoftë Albin Kurti qoftë Vuçiqit për arsye elektorale populiste ka me dhez një konflikt aty. Sepse e ka brenda e ka gatshëm, ata kanë me ushqy gjuhen urryese ndaj shqiptarëve, ky këtu ka me ushqy gjuhen urryese ndaj serbëve dhe qekjo ka me qenë benzinë për njëri-tjetrin”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, edhe nëse një marrëveshje arrihet me ndikimin e faktorit ndërkombëtar, prapë një formë e konfliktit ndëretnik “nuk ka si të mos përsëritet”.

“ShBA dhe faktori ndërkombëtar ka qenë i përfshirë edhe në Marrëveshjen e Dejtonit, edhe faktikisht është sponsorizues i Marrëveshjes, e cila sot e ka prodhuar një shtet komplet jofunksional me nacionalizëm e probleme ndëretnike shumë më të mëdha, sesa 20-viteve. Unë nuk po dyshoj as nuk po i qes në pikëpyetje këto motivet e faktorit ndërkombëtar, mbase faktori ndërkombëtar edhe nuk dëshiron që të përsëritet Republike Serbe, mirëpo logjika është e njëjtë dhe nuk ka si të mos përsëritet një formë, nuk po them që do të bëhet Republika Serbe, mirëpo një formë e konfliktit ndëretnik, nuk ka si të mos përsëritet nëse ti bazën je duke ia bë dallimet etnike edhe llojin si me thënë luftën ndëretnike”, shtoi ai./teve1.info/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit