Sot, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënshkroi librin e ngushëllimeve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
Në mesazhin e tij, ndër të tjera, Kryetari Krasniqi shkroi:
“Ai na mësoi se paqja nuk është vetëm mungesa e luftës, por prania e drejtësisë, dashurisë dhe faljes.
Trashëgimia e tij do të mbetet dritë udhëzuese për njerëzimin në kërkim të unitetit, mëshirës dhe shpresës”.
Ngushëllime të sinqerta për të gjithë besimtarët katolikë dhe për mbarë botën që humbi një lider shpirtëror të jashtëzakonshëm.