10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres në përmbushjen e premtimeve para qytetarëve

- Advertisement -

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarja Vlora Çitaku dhe sekretari Bajrush Xhamajli, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, e cila udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti në bashkëqeverisje me PDK-në, ku u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe për progresin që po e jep koalicioni qeverisës.

Lideri i PDK-së u shpreh i kënaqur me pritjen që iu bë nga kryetari i Komunës së Vitisë, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj Komune, Bekim Azizi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Ajo që e vlerësoj shumë është fakti që këtu shoh një vullnet vërtetë të madh për të zbatuar në praktikë gjitha ato zotime që i kanë bërë bashkërisht para qytetarëve dhe jam i sigurtë që besimi i qytetarëve të Vitisë, që i kanë mveshur me përgjegjësi edhe njëherë kryetarin e Komunës, por edhe partnerët e koalicionit nga Partia Demokratike e Kosovës, vërtetë do të zbatohet ashtu siç është deklaruar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në angazhimet e tyre ditore.”, tha Krasniqi

Kreu i PDK-së, kritikoi Qeverinë Kurti për shpërfilljen që po u bënë realizimit të projekteve me rëndësi të veçantë në Komunën e Vitisë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që brenda mundësive që ka PDK si lidere e opozitës të ndihmoj në përshpejtimin e përfundimit të këtyre projekteve përmes Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të mos e shpreh shqetësimin për neglizhimin nga ana e qeverisë qendrore për komunat e Kosovës në përgjithësi, por edhe për Komunën e Vitisë në veçanti, sidomos për disa projekte për të cilat para së gjithash në fokus e kanë mirëqenien e qytetarëve, lehtësimin e jetës së tyre. Ato janë të shumta, dhe një prej tyre është edhe ndërlidhja e lokalitetit të Gërlicës me autostradën, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, të mallërave, që do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik, por edhe projekte të tjera që vërtetë do të ishin të rëndësishme, që kanë qenë të planifikuara, e që tash janë të penguara.”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke falënderuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi për vizitën, tha se e njoftoi atë lidhur me strategjinë ekonomike lokale, progresin dhe sfidat që po hasin si Komunë.

“Kishim kënaqësinë që sot të kemi mysafir kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, z. Memli Krasniqi, të cilin e njoftova për ecuritë në komunën tonë, për rrjedhat, punët, progresin, implementimin e projekteve dyvjeçare dhe atyre njëvjeçare, problematikat që po na krijohen e që i kemi në vazhdimësi, dhe tejkalimin e kësaj situate, por edhe për sfidat që ka Komuna e Vitisë.”, tha Haliti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit