Më 30 gusht policia e Kosovës i ka mbyllur katër komuna paralele që kanë funksionuar në veri.
Rreth këtij zhvillimi ka folur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Krasniqi tha në emisionin DPT te Fidani se nuk ka më asnjë institucion paralel serb.
“Nuk ka hapësirë për asnjë institucion paralel, jo ligjor, jokushtetues në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ai shtoi se ka gjatë këtij aksioni përveçse janë mbyllur katër komuna, është mbyllur edhe Qarku i Mitrovicës, që ka funksionuar si institucion ilegal.