Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Krasniqi ka shkruar se Daveport është angazhuar shumë në avancimin e demokracisë së Kosovës, për çka ka theskuar, që PDK-ja është shumë mirënjohëse.
“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve tona dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, për çka PDK është shumë mirënjohëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje, thuhet se kreu i PDK-së e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin, teksa i ka uruar suksese në secilin angazhim të mëtejmë.
“Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”, ka përfunduar Krasniqi.