6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Ne që e kemi përjetuar luftën ndjejmë më shumë me Ukrainën

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga ngjarjet më tragjike të viteve të fundit. Ai gjatë intervistës në “RTK Prime” ka deklaruar se populli i Kosovës e ndjenë shumë më ndryshe atë nëpër të cilën po kalon populli ukrainas, duke pasur parasysh se e ka historinë e freskët nga tmerret e luftës që përjetoi nga Serbia.

“Padyshim agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili nuk ishte i provokuar, është një nga ngjarjet më tragjike të këtij viti por edhe të shumë viteve të fundit sepse po flasim për pushtimin ajror dhe tokësor të një shteti të pavarur dhe sovran, i cili nuk e ka provokuar me veprimet e tij një gjë të tillë. Ne si Kosovë që e kemi përjetuar vetë luftën, një luftë të pabarabartë, e ndjejmë edhe më ndryshe se sa shtetet që më të vërtetë janë duke e mbështetur popullin dhe Qeverinë e Ukrainës, sepse në lëkurën tonë e kemi përjetuar tmerrin e luftës”, ka theksuar Krasniqi.

Ai theksoi se çdo shqiptari i vjen keq për skenat dhe ngjarjet e zhvillimeve që po ndodhin dita-ditës.
“Ajo që mund ta quaj ‘fat në fatkeqësi’ është fakti se ne nuk e kemi parë ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, një unifikim kaq të madh të Perëndimit dhe të Forcave Demokratike, të cilat me një shpejtësi shumë të madhe janë unifikuar rreth vlerave civilizuese, të cilat edhe ne si Kosovë i takojmë, dhe e kanë dënuar jo vetëm në kuptimin formal agresionin rus por edhe me veprime konkrete përmes sanksioneve, përmes veprimeve të pabëra më herët, siç ishte përjashtimi i Rusisë nga SWIFT-i”, ka shtuar kreu i PDK-së.

Sa i përket faktit që Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka mbetur në anën e Rusisë dhe nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, Krasniqi ka thënë se shteti ynë fqinj vazhdimisht ka qenë në anën ruse.
“Serbia që nga themelimi i saj si shtet ka qenë një marionetë në duart e Rusisë . Raporti mes tyre ka shkuar duke u forcuar  sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sponzorizuesi kryesor i Serbisë vazhdon të jetë Federata Ruse. Interesi i Rusisë është të ketë një përfshirje sa më të madhe në Evropë veçanërisht në Evropën Jug-lindore dhe duke qenë se dyert i ka të mbyllura tek të gjitha shtetet tjera ajo ka gjetur mbështetjen tradicionale tek Serbia”, ka nënvizuar Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit