Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot në tubimin e PDK-së në Prizren, tha se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza është njeri i ndershëm dhe lider që e mban fjalën.
Ai tha se një lider i mirë është ai që nuk dorëzohet e justifikohet, po sipas tij, ai që gjen gjithmonë një rrugë përpara, përcjell Klankosova.tv.
“Një njeri i ndershëm, një profesionist i dëshmuar, një patriot që gjithmonë ka punuar në të mirë të vendit, një familjar që i di hallet e secilës shtëpi, e mbi të gjitha një lider që e mban fjalën”.
“Ju e dini mirë lider nuk është ai që ndan, por ai që bashkon, lider është ai që jo vetëm premton, por ai që vepron e që realizon, ai që nuk dorëzohet e justifikohet, po ai që gjen gjithmonë një rrugë përpara”.
“Bedri Hamza e di çka do të thotë përgjegjësia, ai e di se ekonomia nuk zhvillohet me fjalë, por me punë, ai e di se vendimet e mëdha kërkojnë njerëz të guximshëm e të dinjitetshëm siç është ai vet, Bedri Hamza do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjen që i shërben popullit, jo vetes. Unë iu garantoj me bindje të thellë se me Bedri Hamzën fiton Kosovë, me PDK-në Kosova ecën përpara”, u shpreh tutje Krasniqi.