3.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Krasniqi në Prizren: Hamza, lider që e mban fjalën – njeri i ndershëm e profesionist i dëshmuar

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot në tubimin e PDK-së në Prizren, tha se kandidati i  tyre për kryeministër, Bedri Hamza është njeri i ndershëm dhe lider që e mban fjalën.

Ai tha se një lider i mirë është ai që nuk dorëzohet e justifikohet, po sipas tij, ai që gjen gjithmonë një rrugë përpara, përcjell Klankosova.tv.

“Një njeri i ndershëm, një profesionist i dëshmuar, një patriot që gjithmonë ka punuar në të mirë të vendit, një familjar që i di hallet e secilës shtëpi, e mbi të gjitha një lider që e mban fjalën”.

“Ju e dini mirë lider nuk është ai që ndan, por ai që bashkon, lider është ai që jo vetëm premton, por ai që vepron e që realizon, ai që nuk dorëzohet e justifikohet, po ai që gjen gjithmonë një rrugë përpara”.

“Bedri Hamza e di çka do të thotë përgjegjësia, ai e di se ekonomia nuk zhvillohet me fjalë, por me punë, ai e di se vendimet e mëdha kërkojnë njerëz të guximshëm e të dinjitetshëm siç është ai vet, Bedri Hamza do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjen që i shërben popullit, jo vetes. Unë iu garantoj me bindje të thellë se me Bedri Hamzën fiton Kosovë, me PDK-në Kosova ecën përpara”, u shpreh tutje Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit