7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Krasniqi në Meje të Gjakovës: Kërkojmë zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek Kompleksi Memorial në Meje të Gjakovës, në 23 vjetorin e masakrës më të madhe që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë luftës ku janë vrarë e masakruar 376 civilë, në mesin e tyre, fëmijë gra e pleq, raporton Scanner.

Krasniqi është shprehur se Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb, qëllimi i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve.

“Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend. Lavdi martirëve të Masakrës së Mejës!”, ka thënë Krasniqi.

Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, April 27, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit