23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Krasniqi në Malishevë: Është koha që doktor Gëzimi të jetë në krye të komunës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka mbajtur një takim në Malishevë ku ka bërë thirrje që të votohet kandidati i kësaj partie për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se Gëzim Krasniqi është shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare.

“Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo shtëpie, çdo familjeje, çdo fëmije të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë që iu bashkua UÇK-së si student – me zemër dhe pa llogari personale”.

“Një njeri që e njeh Malishevën, i ndjen shqetësimet e saj, nuk bën zhurmë – por bën punë. Dr. Gëzimi ka qenë gjithmonë aty kur e ka kërkuar puna. Tani është koha të jetë edhe aty ku duhet – në krye të komunës, për ta udhëhequr me ndershmëri, dije dhe përkushtim”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai iu bëri ftesë qytetarëve të Malishevës që të bashkohen me Gëzim Krasniqin, për siç tha, një Malishevë më të barabartë dhe më të jetueshme për të gjithë.

Të ngjashme

Të fundit