7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Ne jemi në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, jo me partitë tjera – ose PDK ose VV

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur bindjen e tij të plotë në suksesin e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme pas kandididimit të Bedri Hamzës për postin e kryeministrit të Kosovës. Një bindje të tillë Krasniqi e shprehu në “Pressing” pas pyetjeve të gazetarit Kërquki në lidhje me shanset e Hamzës në garën elektorale dhe krahasimet me kandidatët e tjerë.

I pyetur nëse partia ka kryer sondazhe në lidhje me popullaritetin dhe mbështetjen për Bedri Hamzën, Krasniqi tha se PDK është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, me Albin Kurtin, jo me partitë tjera. Gara dihet. Ose PDK ose LVV do të marrin numrin më të madh të votave. Andaj dëshiroj që menjëherë ta heq këtë. Unë besoj që fushëbeteja politike e zgjedhjeve të ardhshme duhet me qenë ekonomia e mirëqenia. Dhe nuk ka njeri më të dëshmuar politikisht e profesionalisht se sa Bedri Hamza”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit