2.7 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

- Advertisement -

Fjalën përfundimtare në Hagë, po e thotë tashmë edhe Jakup Krasniqi.

Para trupit gjykues, ai tha se për më shumë se pesë vjet, i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmën, atë për të jetuar në liri.

“Pas më shumë se pesë vjetësh burgim të padrejtë dhe, sipas mendimit tim, të panevojshëm, angazhimi im politik dhe jetësor për jetë e liri ka nisur herët. Kam qenë i angazhuar që në fillim për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi, kundër politikave të persekutimit dhe gjenocidit të regjimit serb, të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndër to, më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për t’i jetuar vitet e mbetura me dinjitet, pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha ai, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit