5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi në Ditën e Forcës: FSK sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën e Forcës ka thënë se FSK e ka përvetësuar standardet e NATO-s dhe është e gatshme pë cdo mision ushtarak.

“Respekt e mirënjohje për të gjithë vajzat dhe djemtë më të mirë e më të shquar të vendit tonë, që në uniformën e FSK-së i shërbejnë atdheut me nder, përkushtim e integritet”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot shënojmë Ditën e Forcës – krenarisë sonë, fuqisë mbrojtëse të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo dhe në çdo moment.
Respekt e mirënjohje për të gjithë vajzat dhe djemtë më të mirë e më të shquar të vendit tonë, që në uniformën e FSK-së i shërbejnë atdheut me nder, përkushtim e integritet.
Urime Dita e Forcës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit