Krasniqi në Bruksel: Për PDK-në janë të papranueshme veprimet që po e largojnë Kosovën nga rruga e integrimit euro-atlantik dhe po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet mbi këto zhvillime, raporton Scanner.

Lideri i opozitës tha se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë.

“PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/pfbid02yLeBcjs1CTT2MC5WAch8TVtxNM73VH9tb3bwRNgtvCAgw5BjuZDdp1UUJNQfXFajl/?mibextid=CDWPTG

Të ngjashme

Të fundit