29.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Krasniqi: Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme është vepër penale

- Advertisement -

Avokati Alban Krasniqi ka thënë që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës përbën vepër penale.

“Tani, moszbatimi i vendimit te Gjyqësorit, sipas kodit penal të Republikës së Kosovë është vepër penale”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Nëse ky vendim nuk zbatohet është vepër penale. Nuk guxon më në këtë rast, sa i përket këtij vendimi, nuk guxon më as të gjobitet asnjë biznes, as të obligohen sipas këtij udhëzimi administrativ, as të ndërmerret asnjë masë as administrative, as civile”.

“Efekti i vendimit është tash e tutje, mirëpo, konstatimi i Gjykatës është që pas datë 27.03 kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, Gjykata po thotë që pas atij momenti ka pasur konflikt interesi në mes të ushtrimit të funksionit ekzekutiv dhe legjislativ…”

Të ngjashme

Të fundit