Partia Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Nënkryetari Uran Ismaili dhe Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë me rastin e Ditës Kombëtare të Francës – Ditës së Bastijës.
Delegacioni i PDK-së u prit nga Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ndanë urimet për këtë festë të rëndësishme për popullin francez.
Kryetari Krasniqi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit – dhe theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike si Franca.