Partia Demokratike e Kosovës ishte zotuar se do të votojë çdo kandidat të LVV-së për kryetar kuvendi, me kushtin që ai ose ajo të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit në të kaluarën.
Kështu edhe ndodhi të martën, kur deputetët e këtij subjekti politik votuan pro Dimal Bashës për të drejtuar legjislativin.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai u pyet në lidhje me mundësinë që po përflitet për një bashkëpunim përtej këtij të sotmit.
“Spin doktorët kujdestarë ishin munduar të krijojmë një shpjegim krejtësisht jorealist. Kuptojeni, është krejt çka po shihni. Nuk ka prapavijë, nuk ka qëllime tjera. Është çka kemi thënë nga dita e parë, dhe e kemi mbajtur sot”, tha Krasniqi.
I pyetur konkretisht nëse ka ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV për zgjedhjet lokale, Krasniqi tha: “Absolutisht jo”.