19.3 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Krasniqi mesazh nga Drenasi rivalëve të PDK-së: Kushdo që mundohet me nda këtë shpi, kthehet kundër vetvetes

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hapur sonte fushatën zgjedhore në Drenas, komunë e cila njihet si bastion i këtij subjekti.

Ai u shpreh para qytetarëve se kjo parti është shtëpia e tyre, ndërsa pati një mesazh për ata që e braktisën PDK-në.

”Kushdo që e braktis shpinë tonë të përbashkët, kushdo që mundohet me e nda këtë shpi, kushdo që ia kthen shpinën shpisë tonë të përbashkët politike, le ta din se po kthehet kundër vetvetes”.

Ky koment i tij, referuar zhvillimeve në këtë subjekt, ku kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci, mori vendim të rikandidojë përmes iniciativës qytetare, meqë kryesia e PDK-së zgjodhi Petrit Hajdarin ta kandidojë në zgjedhjet e 12 tetorit për kryetar të Drenasit.

Ndër tjera Krasniqi u tha të pranishmëve se subjekti që ai drejton, është adresa e sukseseve historike të Kosovës.

”Sepse PDK, është shpia e qytetarëve të Drenasit, është shtëpia e sukseseve historike të Kosovës, shtëpia e të kaluarës së lavdishme dhe të ardhmes së sigurt”.

Mes tjerash, theksoi se për qytetarët e Drenasit, PDK zgjodhi për ta një njeri të provuar e dinjitoz.

Të ngjashme

Të fundit