Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas hedhjes se shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai është shprehur optimist për rezultatin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes me punë, përgjegjësi dhe vizion.
“Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.