Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të PDK-së, ka vizituar sot familjen e policit të vrarë gjatë sulmit terrorist në veri, Afrim Bunjaku.
Kryetati Krasniqi tha se flijimi i Afrimit në mbrojtje të sovranitetit shtetëror është krenaria e përjetshme që do ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm.
Postimi i plotë:
Sot, me kolegë dhe miq, ishim në familjen Bunjaku në Samadrexhë, për t’u shprehur ngushëllimet më të thella për vrasjen e Afrimit, Heroit të Kosovës. Vrasja e tij është humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe shtetin tonë. Por, flijimi i tij në mbrojtje të sovranitetit shtetëror është krenaria e përjetshme që do ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm.
Tani, është në përgjegjësinë e secilit prej nesh, që përmes punës e angazhimit dinjitoz dhe të parezervë për Kosovën, ta nderojmë sakrificën sublime të rreshterit Afrim Bunjaku dhe kujtimin për Heroin më të ri të Republikës tonë. Lavdi!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=826565568842175&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz