7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Krasniqi, me habi: Nuk më kujtohet një rast ku Qeveria thotë ejani të shkojmë në zgjedhje e opozita thotë jo

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se është i habitur se si opozita nuk e ka përkrahur ofertën e PDK për të shkuar në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

“T’ ju them të drejtën unë jam mjaft i habitur, sepse të gjithë ne në opozitë kemi konstatuar se kjo Qeveri po i sjell dëm vendit. Refuzimin për të shkuar në zgjedhje të hershme për mua mbetet befasuese. Një gjë  e di që nuk më kujtohet një rast ku Qeveria thotë ejani të shkojmë në zgjedhje e opozita thotë jo të vazhdojë mandati deri në fund. Këtë e kam vështirë ta kuptoj”, ka thënë ai.

“Unë ju them sot ne kemi dashur që të ja shkurtojmë mandatin kësaj Qeveri 8 muaj më herët. Për sa i përket qëllimit tonë preferenca ime dhe e PDK-së ka qenë që mocionin ta bëjnë partitë opozitare, kjo ka qenë logjika. Dhe takimin e parë e kam zhvilluar me Abdixhikun, pastaj Haradinajn, e me vonë me Kurtin, këtë ua kam bërë të qartë atyre. E vërteta është se në këto momente kemi mundur që të jemi duke shpërndarë Kuvendit por nuk është e mundur, pasi nuk kemi gjetur mbështetje nga partitë opozitare”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit