3.7 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Krasniqi me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime te familja Krasniqi

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe një delegacion i gjerë bashkëpartiakësh, vizituan sot familjen Krasniqi për t’u shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për ndarjen nga jeta të nënës Shehide Krasniqi.

Nëna Shehide, simbol i qëndresës, ishte nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqi, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit tonë.

Me përkushtimin dhe sakrificën e saj, nëna Shehide ka shërbyer si frymëzim për breza të tërë, duke u bërë një shembull i vërtetë i forcës, dashurisë për atdheun dhe përkushtimit familjar.

Gjatë vizitës, Kryetari Krasniqi dhe Hamza shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për kontributin e familjes Krasniqi në historinë e Kosovës, duke theksuar se kujtimi për Mujën dhe Alinë do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

“Kosova ka humbur një grua të madhe, një nënë që rriti dy heronj dhe që me jetën e saj na mësoi çfarë do të thotë dashuria për vendin dhe familjen. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, tha Kryetari Memli Krasniqi, duke shtuar se PDK-ja do të vazhdojë të nderojë kujtimin dhe kontributin e familjes Krasniqi si një shembull i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit