13 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Krasniqi: LVV ka vendosur ta mbajë peng shtetin për shkak të një emri të përveçëm

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas ndërprerjes së punimeve të seancës konstituive, tha se është për keqardhje dhe ne po rrëshqasim në një fazë që asnjëherë nuk e ka pasur Kosova.

“Është për keqardhje dhe ne po rrëshqasim në një fazë që asnjëherë nuk e ka pasur Kosova. Kanë kaluar 47 ditë që kur janë certifikuar zgjedhjet, dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara, sepse LVV të cilës i takon ta propozojë kryetarin e Kuvendit, ka vendosur ta mbajë peng shtetin për shkak të tekeve të tyre për një emër të përveçëm”.

“Nëse LVV i ka votat, atëherë mund ta zgjedhin kënd të dëshirojnë, por nuk mund ta imponojnë emrin siç po kërkojnë. Mentaliteti për marrjen e votës me zor.

Të ngjashme

Të fundit