7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi: LV dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival me përmasa botërore në vendin tonë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit që festivali “Sunny Hill” të mbahet në Tiranë dhe jo në Prishtinë siç ishte paralajmëruar.

Kjo për shkak të zvarritjes së procedurave që organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, ka thënë se janë bërë nga institucionet e vendit.

Krasniqi ka thënë se në secilin shtet të botës një artiste si Dua Lipa do të trajtohej si aset e pasuri, por kjo nuk ndodh në Kosovë.

“Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se ky veprim tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.

Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.

Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit