4.1 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Krasniqi: Lista Serbe me një këmbë brenda, me tjetrën jashtë Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje është treguar jo efikase në qeveri dhe Kuvendin e Kosovës. Deklaratat Krasniqi i bëri në emisionin Pressing në T7.

Krasniqi ka folur edhe për Listën Serbe në qeverinë e Albin Kurtit.

“Për dallim prej tash që s’janë opozitë (Lista Serbe) por janë me një këmbë brenda e me një këmbë jashtë me qeverinë e Albin Kurtit”, tha Krasniqi.

“Unë habitem sot, kur e shoh shumicën që e ka Vetëvendosja, qysh këta s’janë në gjendje me i majtë as mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit pa neve opozitën. Domethënë, një ditë me mungu dikush prej opozitës këtyre u dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit”, tha ai.

“S’janë në gjendje me i kaluar ligjet, s’janë gjithë ai numër i deputetëve, e kanë bllokuar atë mesin krejt, kurrë më shumë deputetë në atë mes nuk ka pasur edhe s’janë në gjendje me pas kuorum me i kaluar ligjet që i sjell kryeministri i tyre ose ministrat e tyre”, tha Krasniqi,

“Është papërgjegjësi totale në Kuvend, në qeveri po se po”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit