Vizitën e tij në Serbia e ka anuluar.
Kjo për shkak se vendet që janë përreth Serbisë e kanë mbyllur hapësirën ajrore.
Sipas raportimeve Mali i Zi, Maqedonia e Veriut si dhe Bullgaria e kishin ndaluar fluturimin brenda territorit të tyre të aeroplanit që do të transportonte ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov.
Por, Lavrov ka folur online për disa tema pas anulimit të vizitës së tij në Serbi.
Këto tema me siguri që ai do t’i diskutonte në Beograd.
E sipas publicistit Milazim Krasniqi, tha se kryediplomati rus ka treguar qartazi përkrahje për “Ballkanin e Hapur”.
Krasniqi në një intervistë në Edcionin Special tha se Lavrov dha shenjë se ky projekt është ruso-serb.
“Lavrovi dëshironte të përkrahte “Ballkanin e Hapur” që është një projekt serbo-rus. është qartësisht serbo-rus. Por, për të cilin deri tash Rusia i ka fshehur këmbët dhe këtë radhë ai gjeti që të tregonte që edhe ky është një projekt që e ka përkrahjen e Rusisë” – tha Krasniqi.