4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën, bën akt tradhtie

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi ka bërë me dije se kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën ai bën akt tradhtie.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur, për aq sa është faktor stabiliteti dhe në paqe.

Sipas tij, në rast të destabilizimit, Kosova është protektorat ndërkombëtar.

Kosova është shtet i pavarur, për aq sa është faktor stabiliteti dhe në paqe. Kosova është protektorat ndërkombëtar në rast të destabilizimit dhe konfliktit. Seanca e KS të OKB për Kosovën nuk mbahet për sy të zi, po pse rezoluta 1244 është në fuqi. As KFOR-i nuk është këtu për turizëm, po si zëvendësues i forcës okupuese. Kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën, bën akt tradhtie”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit