Ish-anëtari i VV-së, Frashêr Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit, pasi Kurti reagoi lidhur me aktgjykimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ku u shpallën të pafajshëm ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur si një drejtësi të vonuar dhe një jetë të humbur, shkruan Scanner.
“Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!
Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.
Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.
Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.
Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.
Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.
Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!