5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Krasniqi-Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut kështu, kurrë se kam besuar

- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Deklarata e Krasniqit erdhi pasi Kurti tha se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit.  Jam në koordinim të vazhdueshëm em amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”, tha Kurti.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit