Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova me qeverisjen e Albin Kurtit do të ketë vetëm kriza.
Krasniqi ka akuzuar Kurtin se nuk po flet si kryeministër, por si gazetar mediokër.
Deputeti i PDK-së tha kryeministri Kurti është duke gënjyer secilën herë që deklaron se veprimet e fundit në veri kanë qenë në bashkërendim me ndërkombëtarët.
“Ti e ke nisë një veprim avantureskt, as kryetarëve nuk ju ke tregu që ke me i çu në zyre. Është marre me u tut, është dashtë me u koordinu, por jeni msu tan jetën e juj me punu msheft, me punu klandestin dhe krye në veti. E ke mshel një kryetar si Oso Kukën atje. I shkreti sdi a ka me honger e mu la se e ke lon atje që 5 ditë”, tha Krasniqi.
“Bashkërendim me ndërkombëtarë thotë. A po rrejnë ata a. Nëse ti je tu e kallzu të vërteten atëherë janë tu rrejt madh e i vogël prej ambasadorëve deri te sekretarët e shtetit”, shtoi ai.