2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar kryeministrin Albin Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se ai [Kurti] nuk është i gatshëm për zgjedhje.

Krasniqi deklaroi se ”në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeministër”.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.

Krasniqi tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.

”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi, në RTV21.

Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke.

”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. Unë nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur. Mendoj që ai e ka kthy gabimisht rrugën e Kosovës, në një rrugëtim me shumë të panjohura. Ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit