Home Lajme Krasniqi: Kurti ka pasur shans ideal për sukses, por e futi Kosovën në konflikt me Perëndimin

Krasniqi: Kurti ka pasur shans ideal për sukses, por e futi Kosovën në konflikt me Perëndimin

0
Krasniqi: Kurti ka pasur shans ideal për sukses, por e futi Kosovën në konflikt me Perëndimin

Gjatë këtij mandati, sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqi, kryeministri Albin Kurti ka pasur shans ideal për sukses për shkak të veprimeve të Serbisë.

Megjithatë, sipas tij, kryeministri e futi vendin në konflikt me Perëndimin dhe nën sanksione.

Sipas Krasniqit, një gjë e tillë është e çudishme.

Postimi i plotë në Facebook:

Albin Kurti ka pasë shans ideal për sukses, sepse gjatë mandatit të tij politika e Vuciqit u theksua si gjithnjë e më antiperëndimore. Pse? Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, organizoi aksion terrorist në Kosovë, mbrojti Dodikun, mohoi gjenocidin e Srebrenicës, vodhi zgjedhjet në Serbi. Por Kurti e futi Kosovën në konflikt më Perëndimin, e futi nën sanksionet e BE-së. Dhe e la jashtë Këshillit të Evropës. E palogjikshme? Jo. E çuditshme? Po.

Exit mobile version