-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Krasniqi: Kurti është totalisht i paaftë, Kosova po shpopullohet

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë për televizionin Tëvë 1, ku ka komentuar figurën e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Sipas Krasniqit, populizmi është streha e fundit e liderëve të paaftë si Kurti.

“Po e adaptoj një thënie të famshme që e keni dëgjuar besoj të gjithë, po unë po i them populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë. Ne e kemi një kryeministër totalisht të paaftë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës në cilëndo prej fushave. Fatkeqësia jonë është që s’po arrijmë me e pasë vëmendjen as të qytetarëve të cilët janë të preokupuar me krizën, me tensionin dhe situatën e sigurisë që të flasim për temat që ju interesojnë atyre.” – deklaroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka vlerësuar se në Kosovë më nuk ka gjallëri dhe se Kosova po shpopullohet.

“Sot Kosova është duke u shpopulluar. Unë jam në terren disa ditë në javë. Nuk ka më anë të Kosovës që mundesh me gjet gjallëri. Ne presim tash ishalla kthehen bashkatdhetarët, kanë me i dhanë gjallëri nja dy muaj Kosovës. Përndryshe prej fillimit të këtij viti e deri më tash kam qenë anekënd Kosovës, mundesh me i kalua dhjetë fshatra pa e pa një njeri në pikë të ditës. Njerëzit po ikin duke pasë humbje të shpresës.” – shtoi Krasniqi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit