![Krasniqi: Kurti është specializuar për të shtyrë ithtarët e tij besojnë që e ka mirë edhe kur punon keq Krasniqi: Kurti është specializuar për të shtyrë ithtarët e tij besojnë që e ka mirë edhe kur punon keq](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/Milazim-Krasniqi.jpg)
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është i specializuar për të shtyrë ithtarët e tij të besojnë që ai e ka mirë edhe kur punon keq.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se si quhet ky fenomen.
Sipas tij, njerëzit e tillë nuk dyshojnë aspak në liderin e tyre.
“Gaslighting”, si budallallëk vullnetar/ Kurti është specializuar për të shtyrë ithtarët e vet të besojnë që ai e ka mirë edhe kur punon keq. Ata njerëz kanë arritë në atë derexhe bllokimi mental, sa që nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo Albinit. Albini i ka bindur se është i pagabueshëm. Ky fenomen mbulohet me termin “gaslighting.” Kuptimi i termit është “me e ba dikend budalla.” Pra, ta pengosh njeriun që të mendojë me kokën e vet”, ka shkruar ai.