-1.4 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Krasniqi: Kurti është specializuar për të shtyrë ithtarët e tij besojnë që e ka mirë edhe kur punon keq

- Advertisement -

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është i specializuar për të shtyrë ithtarët e tij të besojnë që ai e ka mirë edhe kur punon keq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se si quhet ky fenomen.

Sipas tij, njerëzit e tillë nuk dyshojnë aspak në liderin e tyre.

“Gaslighting”, si budallallëk vullnetar/ Kurti është specializuar për të shtyrë ithtarët e vet të besojnë që ai e ka mirë edhe kur punon keq. Ata njerëz kanë arritë në atë derexhe bllokimi mental, sa që nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo Albinit. Albini i ka bindur se është i pagabueshëm. Ky fenomen mbulohet me termin “gaslighting.” Kuptimi i termit është “me e ba dikend budalla.” Pra, ta pengosh njeriun që të mendojë me kokën e vet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit