-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Krasniqi: Kurti e ka izoluar Kosovën, ka thyer edhe raportet me Shqipërinë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerësoi që kryeministri, Albin Kurti, e ka sjellë Kosovën në nivel izolimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e tani deri tek thyerja e raporteve me Shqipërinë.

Madje, Krasniqi potencoi që do jetë e dëmshme për Kosovën nëse arrin në konfrontim me partnerët e saj kryesorë.

“Ne e kemi një kryeministër në Kosovë i cili e ka sjellë një nivel të izolimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nivel të izolimit nga shtetet e QUINT-it, izolimin nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe thyerjen e raporteve me Shqipërinë. Krejt këto janë të palogjikshme, të paarsyeshme dhe nëse vazhdohet me këtë rrugë, do jenë të pafalshme. Nuk ka mundësi që Kosova të ketë raport më të afërt në botë sesa me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e dëmshme të krijohen narracione të cilat e ndajnë Kosovën nga Shqipëria. Ne kemi nevojë për Shqipërinë. Kosova nuk guxon të shkojë në kursin e konfrontimit me krejt partnerët kryesorë, është e dëmshme”, deklaroi Krasniqi në emisionin InfoNata në Tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga ShBA-të, Krasniqi tha se këtij fakti i është gëzuar Serbia, e i ka ardhur mirë Rusisë.

“A mund t’i vije mirë miqve të Kosovës? Absolutisht jo. Kosova çdo sukses të vetin e ka të ndërlidhur me ShBA-të”, shtoi tutje Krasniqi në Tëvë1.

Po ashtu, kreu i PDK-së, përmendi edhe presidenten, Vjosa Osmani, për të cilën tha se është dëshpëruese në çfarë niveli e ka sjellë zyrën e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit