14.2 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies

- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot dëshmorët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook, Krasniqi i ka quajtur ata “dy yjet e pavdekësisë” dhe ka vlerësuar rrugëtimin e tyre nga rezistenca paqësore e deri te lufta çlirimtare.

“Që nga ditët e organizimit dhe rezistencës politike, vuajtjeve në burgjet jugosllave, e deri te betimi solemn për luftë pa dorëzim, Fehmiu dhe Xheva ecën krah për krah, të pandarë në dashuri, në qëndresë e në flijim.

Për ta, jeta ishte vetëm një mjet; liria, qëllimi. Dhe ata shkuan drejt përjetësisë me buzëqeshjen e atyre që e dinin se sakrifica e tyre do të bëhej themel i nderit dhe i shtetit tonë.

Në këtë ditë kujtese, përulemi me mirënjohje para tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me gjak, me djersë dhe me shpirt, sollën lirinë e Atdheut.

Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi

Të ngjashme

Të fundit