Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në 87 vjetorin e lindjes, shkruan Scanner.
“Në datën e lindjes së tij, si shoqëri dhe si shtet, ndjehemi tej mase krenarë që ai jetoi dhe veproi mes nesh dhe për ne”, shkruan Krasniqi.
Ai ka kujtuar se “historia e përpjekjeve të popullit tonë për liri dhe pavarësi nuk do të ishte asnjëherë kaq e sukseseshme pa sakrificën, guximin dhe veprimtarinë e Bacës Adem”.
Postimi i plotë:
Qëndrestari i papërsëritshëm i vendit tonë, Adem Demaçi, sot do të mbushte 87 vjet.
Në datën e lindjes së tij, si shoqëri dhe si shtet, ndjehemi tej mase krenarë që ai jetoi dhe veproi mes nesh dhe për ne.
Historia e përpjekjeve të popullit tonë për liri dhe pavarësi nuk do të ishte asnjëherë kaq e sukseseshme pa sakrificën, guximin dhe veprimtarinë e Bacës Adem.
Prandaj, në këtë datë të rëndësishme që shënon lindjen e tij, kujtojmë dhe nderojmë jetën e Adem Demaçit – djaloshit që guxoi, burrit që nuk u mposht asnjëherë dhe plakut që vdiq i lirë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=718242076341192&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz