2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Krasniqi kujton 243 civilët e vrarë të Krushës së Madhe: Është plaga që i dhemb tërë Kosovës

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar “ditët më të trishta” për banorët e Krushës së Madhe.

Krasniqi në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka shkruar se 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.

“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati”, ka shkruar ai.

Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, Krasniqi tha se “është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën”.

“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”, shkruan më tej Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit