Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar qëndrimin e ambasadës së ShBA-së në Kosovë lidhur me vendimin e KQZ-së për rezultatin e Listës Serbe.
Ai ka bërë me dije se pushteti aktual nuk po e merr parasysh asnjë vërejtje të Amerikës.
Sipas tij, qasja me fjalë e SHBA-së e ka trimëruar pushtetin e VV-së.
“‘Ambasada amerikane: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe minon partneritetin SHBA-Kosovë”(Epoka e re, 2 shkurt 2026) Koment: deri këtu vetëm fjalë kemi dëgjuar nga ambasada amerikane. Asnjë veprim. Qasja me fjalë e pa veprim vetëm sa ka trimëruar primitivët e pushtetit. Ata në këtë pikë kanë sajuar tregimin se janë më të fortë se sa Amerika. Rezultati zgjedhor ka të bëjë edhe me atë tregim”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.





