Përmes një video-mesazhi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që ta vizitojnë selinë e Partisë Demokratike e të diskutojnë për Kosovën.
Krasniqi tha se në kuadër të “Ditëve të Mërgimtarëve” PDK po i pret ata krahëhapur.
“Krahëhapur dhe zemrën plot, po i presim mërgimtarët tanë në selinë e PDK-së, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” ka shkruar ai.