Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Govermment Partnership.
Krasniqi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike.
Ai është për një qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative.
“I lumtur të ndaj lajmin se Kosova është bërë anëtarja më e re në Open Government Partnership. Ne, përmes kësaj organizate i bashkohemi kombeve të botës demokratike, duke u zotuar mbi parimet e përbashkëta për qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative duke u angazhuar për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.” – ka njoftuar Krasniqi.
Open Govermment Partnership është organizatë reformatorësh brenda dhe jashtë qeverisë që punojnë për të transformuar mënyrën se si qeveria u shërben qytetarëve të saj.