5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Krasniqi: Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se dëshiron që partitë politike që marrin besimin e qytetarëve për të qeverisur të çojnë mandatin deri në fund pasi sipas tij vetëm më mandate të rregullta do të arrihet një stad i pjekurisë politike.

“Nëse vazhdon ky trend i qeverisjes pa vizion, pa kompetencë, pa rezultate që po e shkakton një depresion kolektiv në rritje, që fatkeqësisht problemin më të madh e shfaq me numrin më të madh të të rinjve që po dëshirojnë me ik jashtë vendit atëherë kjo qeverie duhet të marrë fund. Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit”, ka thënë Krsaniqi.

Krasniqi, i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, shtoi se mungesa e numrave nga ana e opozitës në Kuvendin e Kosovës e bën të pamundur që t’i shkurtohet jeta qeverisë së Albin Kurtit.

“Edhe sikur të kishte një mocion mosbesimi nuk do të ishte i suksesshëm pa i pasur votat e një pjesë të LVV-së”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se Kurti, ka thënë se ai e ka pushtetin absolut pothuajse në çdo institucion, përfshirë edhe presidencën. Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani, janë identike për të gjitha temat.

Ai e ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe raportet me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, për të cilët, tha se kishin mosmarrëveshje të thella mes vete.

“Pushtetin absolut e ka një njeri Albin Kurti, pushtetin e ka edhe mbi Presidencë, çka ka qenë jo fort e pritur, pushtetin e ka edhe mbi Kuvend. Është evidente ajo. Për mua është evidente. Qasja e tyre në secilën gjë që lidhet me Kosovën çdo veprim, e bën evidente ndarja e tortës së pushtetit mes atyre dyve. Ka qenë ndryshe. Hashim Thaçi, ka qenë president dhe Ramush Haradinaj kanë pasur probleme të mëdha. Për çështjen e taksave dhe për marrëdhëniet me ShBA”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për intervenimin kirurgjik të presidentes Osmani, në një spital privat, ku tha se ky është ofendim për mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në QKUK.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit