0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Krasniqi: Kërkesat për paraburgim ndaj Molliqajt flasin qartë për orkestrim politik

- Advertisement -

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt.

Sipas tij, arrestimi i Molliqajt e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur.

Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë.

Por është kalkulim i gabuar. Rezistenca vazhdon dhe opozitarizmi nuk mundet me u shtypë me vendime gjyqësore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit