![Krasniqi: Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor po i dekurajon ndërmarrësit Krasniqi: Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor po i dekurajon ndërmarrësit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/krasniqi-3.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve në Gjilan.
Krasniqi ka thënë se në këtë takim u shprehen shqetësimet për mungesë të fuqisë punëtore.
Ai në Facebook ka thënë se ndërmarrësit janë të dekurajuar nga trajtimi armiqësor nga Qeveria.
“Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime. Shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze”, ka shkruar Krasniqi.